Velajeti: Irani vendi më i fuqishëm i rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68115-velajeti_irani_vendi_më_i_fuqishëm_i_rajonit
Këshilltari i Liderit suprem për çështjet ndërkombëtare, pasi theksoi se Lindja e Mesme është zemra e botës tha se Irani është vendi më i fuqishëm i rajonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 01, 2018 06:29 Europe/Tirane
  • Velajeti: Irani vendi më i fuqishëm i rajonit

Këshilltari i Liderit suprem për çështjet ndërkombëtare, pasi theksoi se Lindja e Mesme është zemra e botës tha se Irani është vendi më i fuqishëm i rajonit.

Ali Akbar Velajeti, në kuadër të konferencës studentore në mbështetje të intifadës palestineze në qytetin Mashhad deklaroi: Amerika përgjatë viteve të kaluara është munduar të zbatojë planin për Lindjen e Mesme të Madhe dhe ngjarjet që kanë ndodhur në Libi, Siri, Irak dhe në Jemen janë pjesë e këtij plani. Edhe lëvizjet e fundit të Amerikës në Siri, janë po ashtu pjesë e këtij plani. Amerikanët nuk do të mund ta ndajnë dhe copëtojnë Sirinë. Ata ose do të largohen vetë nga lindja e Eufratit ose populli sirianë do t’i dëbojë ata. Hezbullahu i Libanit me ndihmën e Iranit ka arritur në atë pikë saqë komandantët izraelitë të kenë frikë nga lufta dhe të mbeten të pafuqishëm përballë rezistencës në Gaza, shtoi ndër të tjera Ali Akbar Velajeti.