Ruhani-Erdogan: Marrëdhëniet Teheran-Ankara duhen zgjeruar në të gjitha fushat
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68711-ruhani_erdogan_marrëdhëniet_teheran_ankara_duhen_zgjeruar_në_të_gjitha_fushat
Presidenti iranian Hasan Ruhani në përgjigje të një telefonate nga homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan, tha të enjten se Irani është gati për të bërë  hapa përpara për të forcuar  lidhjet ekonomike midis dy vendeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 08, 2018 16:56 Europe/Tirane
  • Ruhani-Erdogan: Marrëdhëniet Teheran-Ankara duhen zgjeruar në të gjitha fushat

Presidenti iranian Hasan Ruhani në përgjigje të një telefonate nga homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan, tha të enjten se Irani është gati për të bërë  hapa përpara për të forcuar  lidhjet ekonomike midis dy vendeve.

Zbatimi i tregtisë në monedhat kombëtare të të dy vendeve do të përshpejtojë marrëdhëniet ekonomike midis Teheranit dhe Ankarasë, tha Presidenti i RII. Irani dhe Turqia, mes vendeve të tjera myslimane në rajon, po përballen me kërcënime të shumta të përbashkëta, tha presidenti Ruhani, kështu që konsultimet politike dhe bashkëpunimi duhet të vazhdojnë. Nga ana e tij, Presidenti turk përgëzoi homologun e tij iranian dhe popullin e Iranit në përvjetorin e 39-të të Revolucionit Islamik dhe bëri thirrje për rritjen e marrëdhënieve Teheran-Ankara në çdo fushë me  interes të përbashkët. Duke përsëritur vërejtjet e homologut të tij iranian për përdorimin e monedhave kombëtare në tregtinë dypalëshe, Erdogan tha se kjo mund të krijojë një përparim të rëndësishëm në marrëdhëniet ekonomike mes Iranit dhe Turqisë. Duke iu referuar takimit të Soçit mbi Sirinë si një arritje e madhe në vendosjen e paqes në këtë vend, ai ftoi zyrtarisht Presidentin Ruhani për takimin e ardhshëm trepalësh mes presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në Stamboll. Presidenti turk tha se disa homologë të tij perëndimorë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në këtë takim.