Amoli Larixhani: Marshimi i 22 Bahmanit neutralizoi komplotet e armikut
(last modified Mon, 12 Feb 2018 13:20:17 GMT )
Shkurt 12, 2018 14:20 Europe/Tirane
  • Amoli Larixhani: Marshimi i 22 Bahmanit neutralizoi komplotet e armikut

Kryetari i sistemit gjyqësor të RII praninë e një milion njerëzve në tubimin e 22 Bahmanit e ka quajtur rritje të autoritetit kombëtar të Iranit dhe neutralizim të komploteve të armikut.

Ajetollah Sadek Amoli Larixhani të hënën në një takim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, tha se pjesëmarrja masive e popullit iranian në marshimet që shënuan 39 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik, i ka dhënë një përgjigje të fortë armiqve të Iranit dhe Islamit. Kreu i gjyqësorit iranian, tha: "Populli iranian ka qenë në gjendje të identifikojë mikun nga armiku me të gjitha problemet, pavarësisht se ishte në telashe dhe, me praninë e tij në skenë, solli unitetin kombëtar para gjithë botës. Larixhani po ashtu vuri në dukje masat e fundit anti-iraniane të SHBA dhe pretendimet se Irani ka furnizuar me raketa lëvizjen Ansarullah në Jemen dhe ka shtuar se këto pretendime të Amerikës janë pretendime qesharake dhe nuk kanë të bëjnë asgjë metë vërtetën.

 

Tags