Velajati: Irani nuk kontrollon bazë ajrore në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68991-velajati_irani_nuk_kontrollon_bazë_ajrore_në_siri
Një zyrtar i lartë iranian ka përjashtuar mundësinë e rishikimit të marrëveshjes bërthamore shumëpalëshe të vitit 2015 mes Iranit dhe vendeve të G5 + 1, duke thënë se Irani kurrë nuk do dorëzohet përballë presioneve të huaja për diskutimin e marrëveshjes, programit iranian të mbrojtjes raketore apo rolit rajonal të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 12, 2018 16:54 Europe/Tirane
  • Velajati: Irani nuk kontrollon bazë ajrore në Siri

Një zyrtar i lartë iranian ka përjashtuar mundësinë e rishikimit të marrëveshjes bërthamore shumëpalëshe të vitit 2015 mes Iranit dhe vendeve të G5 + 1, duke thënë se Irani kurrë nuk do dorëzohet përballë presioneve të huaja për diskutimin e marrëveshjes, programit iranian të mbrojtjes raketore apo rolit rajonal të Iranit.

“Republika Islamike e Iranit kurrë nuk do të pranojë asnjë kusht tjetër si insistimi i Perëndimit për përfshirjen e çështjeve si programi i mbrojtjes së vendit ose roli i tij rajonal në marrëveshjen bërthamore”, deklaroi të hënën për gazetarët në Teheran, Ali Akbar Velajati, këshilltar i lartë për çështjet ndërkombëtare i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik. "Marrëveshja bërthamore, është pikërisht ajo që është nënshkruar nga Irani dhe palët e tjera, as një fjalë më shumë, as një fjalë më pak", shtoi Velajati. Në fjalën e tij, Velajati hodhi poshtë pretendimet e Izraelit se Irani po kontrollon një bazë ajrore jashtë qytetit sirian të Palmiras. "Prania e Iranit në Siri ka për qëllim të ndihmojë qeverinë legjitime të Sirisë dhe popullin e përvuajtur të këtij vendi dhe nuk ka qëllime të tjera," tha Velajati. Ai tha se Irani është një vend i rëndësishëm në Lindjen e Mesme dhe ka të drejtë t'i përgjigjet thirrjes së shteteve të tjera mike në rajon ose atyre që janë anëtarë të frontit të rezistencës.