Presidenti iranian nderon Gandin
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në një ceremoni të veçanti ka shprehur nderime dhe respekt për Mahata Gandi, lideri i madh politik dhe shpirtëror i Indisë.
Ditën e shtunë presidenti Hasan Ruhani vendosi lule në memorialin e Mahata Gandit. Në librin e kujtimeve presidenti iranian ka shkruar: Në emër të Zotit. Çdo njeri që mendon për të ardhmen e ndritur dhe të lumtur të njerëzimit, me padyshim ndikohet nga personaltiete të larta dhe me ndikim të tillë si Mahata Gandi. Kjo sepse ajo çka i jep shpresë çdo njeriu liridashës është jeta inspiruese, mendimet njerëzore, liridashëse dhe drejtësidashëse të të tilla personaliteteve. Mahata Gandi është një prej figurave kombëtare në Indi i cili ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në dëbimin e kolonizatorëve nga vendi i tij. Një prej karakteristikave të tij është mëshira dhe miqësia, mospërdorimi i dhunës, frymë drejtësidashëse dhe zbatuese e ligjit. Kjo karakteristikë bëri të mundur çeljen e lules së pavarësisë në Indi. Duhet theksuar se e ardhmja e ndritur dhe e lumtur për njerëzimit mund të arrihet vetëm nëpërmjet drejtësisë dhe jo nëpërmjet asaj që duan të imponojnë dhe diktojnë fuqitë oportuniste.