Kleriku sirian: Irani ndryshoi ekuacionet e armiqve në rajon
Një klerik sunit sirian dhe funksionar i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës në Damask, deklaroi: Republika Islamike e Iranit, me fuqinë e saj superiore, ka ndryshuar të gjitha ekuacionet e armiqve në arenën politike dhe ushtarake në rajon.
Sheik Salih Abu Maxhid, një klerik sunit sirian, të shtunën në një intervistë me IRNA, duke folur mbi përçarjet dhe konfliktet e nxitura nga disa vende arabe në rajonin e Gjirit Persik, veçanërisht Arabia Saudite, në përgjigje të rolit të Iranit në rajon, theksoi: Të gjithë myslimanët liridashës në botë janë krenarë që komandën e Frontit të Rezistencës në rajon e ka Republika Islamike e Iranit. Sheik Salih Abu Maxhid tha se kontrolli i krizës siriane dhe disfata e grupeve terroriste është rezultat i përvojës së Iranit në çështjet ushtarake dhe shtoi: Përparimi i Sirisë në luftimin e terroristëve u arrit në sajë të pranisë së këshilltarëve ushtarakë iranianë në Siri.