Presidenti i Iranit të martën viziton Turqinë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit do të vizitojë Ankaranë, kryeqytetin e Turqisë të martën, më 3 prill 2018, për të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve midis Iranit, Rusisë dhe Turqisë.
Hasan Ruhani me ftesë zyrtare të Presidentit turk do të marrë pjesë në takimin trepalësh të Iranit, Rusisë dhe Turqisë mbi Sirinë, tha Parviz Esmaili, zëvendës drejtor i Zyrës së Presidentit të Republikës Islamike të Iranit për marrëdhënie me publikun. Takimi i ministrave të jashtëm të tre vendeve të lartpërmendura do të mbahet më 3 prill ndërsa takimi i presidentëve do të mbahet më datë 4 prill në Ankara. Takimi i mëparshëm i dialogut kombëtar të Sirisë, u mbajt në datat 29 dhe 30 janar në qytetin Soci të Rusisë. Në atë takim u ra dakord për ruajtjen e ushtrisë siriane e cila ka përgjegjësi të zbatojë detyrat e saj kushtetuese si ruajtja e kufijve dhe e popullit sirian nga kërcënimet e huaja. Gjithashtu u theksua zgjidhja e krizës siriane nëpërmjet rrugëve politike nën monitorimin e OKB dhe në përputhje me rezolutën 2254 të KS të OKB.