Shtohet çmimi i naftës së papërpunuar të Iranit
(last modified Sun, 20 May 2018 12:11:42 GMT )
May 20, 2018 14:11 Europe/Tirane
  • Shtohet çmimi i naftës së papërpunuar të Iranit

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar të Iranit në dhjetëditëshin e parë të muajit maj është shtuar me 3.2 dollarë dhe ka arritur në 73.79 dollarë për çdo fuçi.

 Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se çmimi mesatar i naftës së papërpunuar të Iranit që nga fillimi i këtij viti ishte rreth 66.38 dollarë për çdo fuçi më pas para muajit maj është rritur në 71.55 dollarë për fuçi dhe më 11 maj është ngritur deri në 73.48 dollarë për fuçi. Analistët mendojnë se tensionet ndërkombëtare dhe kërcënimet e Amerikës për reduktimin e eksportit të naftës së Iranit, janë bërë shkak që çmimi i naftës së Iranit të rritet gjatë këtij muaji.

Tags