Zarif bisedon me homologun pakistanez mbi rojet kufitare të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82130-zarif_bisedon_me_homologun_pakistanez_mbi_rojet_kufitare_të_iranit
Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, në një bisedë telefonike me homologun e tij pakistanez, diskutoi mbi fatin e forcave kufitare të Iranit, të cilët ishin rrëmbyer nga grupe terroriste në pikën kufitare 103 në Mirxhaveh dhe të dërguar më pas në Pakistan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2018 17:28 Europe/Tirane
  • Zarif bisedon me homologun pakistanez mbi rojet kufitare të Iranit

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, në një bisedë telefonike me homologun e tij pakistanez, diskutoi mbi fatin e forcave kufitare të Iranit, të cilët ishin rrëmbyer nga grupe terroriste në pikën kufitare 103 në Mirxhaveh dhe të dërguar më pas në Pakistan.

Muhamed Xhavad Zarif bëri thirrje për masa urgjente nga qeveria pakistaneze për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e rojeve kufitare të rrëmbyer dhe për të identifikuar dhe arrestuar elementet e grupit terrorist, në përputhje me marrëveshjet dhe bisedimet e mëparshme, duke theksuar nevojën për të siguruar dhe përmirësuar sigurinë e kufijve të përbashkët midis dy vendeve dhe për të garantuar kthimin e shpejtë të të gjithë rojeve kufitare në Iran. Ministri i Jashtëm pakistanez Shah Mahmud Kureshi, duke dënuar veprimin anti-njerëzor të këtij grupi terrorist dhe duke shprehur keqardhjen e thellë për incidentin, tha: "Të gjitha institucionet e Pakistanit po marrin hapat e nevojshëm për të gjetur dhe arrestuar autorët e këtij incidenti dhe për të garantuar lirinë dhe sigurinë e rojeve kufitare iraniane". "Këto grupe terroriste konsiderohen armiq të të dy vendeve dhe qeveritë e Iranit dhe e Pakistanit, do të bashkëpunojnë për shkatërrimin e këtyre grupeve të cilat po përpiqen të trazojnë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve fqinje", tha Ministri i Jashtëm i Pakistanit.