Kasemi: Akuzat e Danimarkës ndaj Iranit, një komplot i llogaritur më parë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82551-kasemi_akuzat_e_danimarkës_ndaj_iranit_një_komplot_i_llogaritur_më_parë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje akuzat e Danimarkës ndaj Teheranit dhe deklaroi se çdo herë kur Irani dhe Evropa bëjnë hapa më të mëdha drejtë forcimit të miqësisë, disa faktorë bëjnë përpjekje për të krijuar probleme mes Iranit dhe Evropës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 31, 2018 11:15 Europe/Tirane
  • Kasemi: Akuzat e Danimarkës ndaj Iranit, një komplot i llogaritur më parë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje akuzat e Danimarkës ndaj Teheranit dhe deklaroi se çdo herë kur Irani dhe Evropa bëjnë hapa më të mëdha drejtë forcimit të miqësisë, disa faktorë bëjnë përpjekje për të krijuar probleme mes Iranit dhe Evropës.

Behra Kasemi tha se veprimi i Danimarkës kundër Iranit nuk ishte ndonjë çështje e paparashikuar dhe shtoi: "Ky veprim, është një veprim i projektuar më parë nga ana e faktorëve armiqësorë dhe grupeve terroriste në Evropë, rajon dhe në Amerikës me qëllime të shtimit të luftës psikologjike kundër Iranit. Politika e Iranit ndaj terrorizmit dhe dhunës është plotësisht e qartë dhe me padyshim se do të dështojë politika anti-iraniane e faktorëve armiqësorë".

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit sot në mëngjes ka thirrur në prezencë ambasadorin e Danimarkës dhe i ka dorëzuar një notë proteste në lidhje me deklaratat e fundit të disa funksionarëve danezë ndaj Iranit.