Lirohen dhe kthehen 5 roje të rrëmbyera iraniane në kufirin me Pakistanin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83185-lirohen_dhe_kthehen_5_roje_të_rrëmbyera_iraniane_në_kufirin_me_pakistanin
Zyra informative e forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit ka njoftuar se pesë roje kufitare iraniane të rrëmbyera nga grupi terrorist në Mirxhave, tani janë liruar dhe kthyer në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 22, 2018 09:05 Europe/Tirane
  • Lirohen dhe kthehen 5 roje të rrëmbyera iraniane në kufirin me Pakistanin

Zyra informative e forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit ka njoftuar se pesë roje kufitare iraniane të rrëmbyera nga grupi terrorist në Mirxhave, tani janë liruar dhe kthyer në Iran.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se në deklaratën e forcave tokësore të Gardës Revolucionare thuhet se pas përpjekjeve të bëra dhe kontakteve me autoritetet pakistaneze për lirimin e rojave kufitare iraniane të rrëmbyera nga grupi terrorist “Xhejshul-Adl” në zonën kufitare Mirxhave, pesë persona prej tyre janë liruar dhe kthyer në Iran të mërkurën në mbrëmje.

Vlen të theksohet se më 16 tetor si pasojë e tradhtisë së një elementi depërtues, janë rrëmbyer 12 roje kufitare iraniane në zonën kufitare Merxhave në juglindje të Iranit.