Lirohen dhe kthehen 5 roje të rrëmbyera iraniane në kufirin me Pakistanin
Zyra informative e forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit ka njoftuar se pesë roje kufitare iraniane të rrëmbyera nga grupi terrorist në Mirxhave, tani janë liruar dhe kthyer në Iran.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se në deklaratën e forcave tokësore të Gardës Revolucionare thuhet se pas përpjekjeve të bëra dhe kontakteve me autoritetet pakistaneze për lirimin e rojave kufitare iraniane të rrëmbyera nga grupi terrorist “Xhejshul-Adl” në zonën kufitare Mirxhave, pesë persona prej tyre janë liruar dhe kthyer në Iran të mërkurën në mbrëmje.
Vlen të theksohet se më 16 tetor si pasojë e tradhtisë së një elementi depërtues, janë rrëmbyer 12 roje kufitare iraniane në zonën kufitare Merxhave në juglindje të Iranit.