Japonia nis importin e naftës nga Irani
(last modified Mon, 21 Jan 2019 07:15:32 GMT )
Janar 21, 2019 08:15 Europe/Tirane
  • Japonia nis importin e naftës nga Irani

Guvernatori i BQI ka njoftuar se pas kinës, Koresë së Jugut, Indisë dhe Turqisë edhe Japonia ka nisur importin e naftës nga Irani.

Abdul’naser Hemati, në një njoftim të tij në Instagram ka thënë se shumë shpejt burime të reja të ardhurash nga shitja e naftës do të futen tek miliarda dollarë të ardhura të Iranit në bankat e huaja. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Më 5 nëntor, Amerika vendosi sanksionet e jashtëligjshme dhe të njëanshme kundër Iranit, duke sanksionuar 700 persona dhe kompani iraniane. Steven Mnuchin, sekretari i Thesarit në Amerikë njëkohësisht me zbatimin e sanksioneve kundër Iranit pretendoi se sanksionet e reja do ta detyrojnë Iranin që të firmosë një marrëveshje të re bërthamore.  Në të njëjtën kohë sipas njoftimit të lëshuar nga Departamenti amerikan i thesarit, 8 vende përkatësisht Kina, Koreja e Jugut, India, Japonia, Turqia, Greqia, Italia dhe Tajvani mund të vazhdojnë importin e tyre të naftës nga Irani. Sipas deklaratës së lëshuar nga ky departament, në sanksione janë përfshirë 50 banka iraniane dhe degë të tyre të brendshme dhe të huaja, më shumë se 200 persona, anije të transportit, sektori i energjisë, kompania ajrore Homa dhe 65 avionë të transportit civil të kësaj kompanie. Me gjithë këto sanksione, shitja e naftës iraniane nuk është bllokuar dhe Irani vazhdon tregtinë me vendet e tjera.

Tags