Nëndetësja më moderne iraniane u dorëzohet Forcave Detare të Iranit
(last modified Sun, 17 Feb 2019 19:16:04 GMT )
Shkurt 17, 2019 20:16 Europe/Tirane
  • Nëndetësja më moderne iraniane u dorëzohet Forcave Detare të Iranit

Ceremonia e inaugurimit të nëndetëses Fateh u mbajt të dielën në qytetin port të jugut të Iranit, Bandar Abas në provincën Hormozgan.

Fateh, me një teknologji 100% vendase, mund të operojë më shumë se 200 metra nën sipërfaqen e detit për gati pesë javë. Nëndetësja e parë gjysmë e rëndë e Iranit është e aftë të mbajë dhe të gjuajë raketat cruise nga thellësia e detit. Nëndetësja 527 tonëshe është gjithashtu e pajisur me armë të nivelit të lartë, duke përfshirë edhe torpedot dhe minat detare. Fateh gjithashtu është e pajisur me një sistem raketash inteligjente dhe një sistem të avancuar radarësh sonik, i cili mund të identifikojë anijet e armikut. Duke folur për gazetarët pas ceremonisë së inaugurimit, Ministri i Mbrojtjes i Iranit, gjeneral brigade Amir Hatami vuri në dukje se nëndetësja Fateh është një produkt krejtësisht vendas, i gjithë procesi i dizajnimit është bërë nga shkencëtarët iranianë dhe ekspertët e Organizatës të Industrisë Detare të Iranit, e cila është e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes. Ai shtoi se nëndetësja e re iraniane është e pajisur me një shumëllojshmëri të teknologjive të nivelit më të lartë.

 

Tags