Irani dhe Rusia do të vazhdojnë bashkëpunimin në sektorin e naftës
(last modified Tue, 02 Apr 2019 05:46:50 GMT )
Prill 02, 2019 07:46 Europe/Tirane
  • Irani dhe Rusia do të vazhdojnë bashkëpunimin në sektorin e naftës

Ministri iranian i naftës Bizhan Zangeneh dhe homologu i tij rus Alexander Novak diskutuan zhvillimin e fundit në tregun global të naftës dhe theksuan zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e naftës.

Gjatë takimit të hënën, të dyja palët shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe në sektorin e naftës, energjisë, tregun global dhe bashkëpunimin në kuadrin e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës. Novak iu referua faktit se marrëdhëniet midis Iranit dhe Rusisë do të përforcohen, duke thënë se Moska po ndjek politikat e vendosura nga udhëheqësit e të dy vendeve për zhvillimin e bashkëpunimit. Ai shtoi se Rusia po përpiqet të zgjerojë bazat ligjore dhe të zbatojë planet kryesore për investime. Novak, i cili është edhe kryetari i komisionit të përbashkët të bashkëpunimit ekonomik Iran-Rusi, shprehu kënaqësinë për zgjerimin e marrëdhënieve të gjithanshme Moskë-Teheran. Ai shtoi se Rusia do të vazhdojë bashkëpunimin me Iranin në kuadrin e zbatimit të Marrëveshjes së OPEC-ut dhe Forumit të vendeve eksportuese të gazit. Ndërkohë, Zangeneh u tha gazetarëve se negociatat me palën ruse u përqendruan në marrëdhëniet dypalëshe në fushën e naftës, energjisë dhe mbi gjendjen e tregut global të energjisë. Duke iu referuar diskutimit me palën ruse të sanksioneve amerikane, ai tha se tre gjigandë të naftës, përkatësisht Irani, Venezuela dhe Rusia, janë nën sanksione të paligjshme të SHBA. Sanksionet kanë krijuar paqëndrueshmëri në tregun e naftës dhe kanë shqetësuar konsumatorët e naftës, shtoi ai.

 

Tags