Populli i Iranit në një protestë të përgjithshme mbështet Gardës Revolucionare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87131-populli_i_iranit_në_një_protestë_të_përgjithshme_mbështet_gardës_revolucionare
Populli i Iranit pas faljes së namazit të së premtes ka organizuar një protestë të përgjithshme në qytetet e ndryshme të Iranit, ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 12, 2019 11:20 Europe/Tirane
  • Populli i Iranit në një protestë të përgjithshme mbështet Gardës Revolucionare

Populli i Iranit pas faljes së namazit të së premtes ka organizuar një protestë të përgjithshme në qytetet e ndryshme të Iranit, ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIB qytetarët iranianë në të gjitha qytetet e Iranit kanë organizuar protestë të përgjithshme  pas namazit të së premtes dhe kanë dënuar veprimin e çmendur dhe të pamatur të Donald Trump, presidentit të Amerikës, për futjen e Gardës Revolucionare të Iranit në listën e grupeve terroriste.

Qytetarët e Iranit në fund të kësaj proteste kanë lëshuar një deklaratë në të cilën kanë deklaruar: “Fuqia dhe ndikimi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në ruajtjen dhe mbrojtjen e Revolucionit Islamik ia ka zhgënjyer armiqtë e popullit iranian”.

Në këtë deklaratë thuhet: “Krerët e Amerikës me të kaluarën e zezë të tyre dhe me krimet e tyre kundër njerëzimit siç është vrasja e popujve të Jemenit, Nigerisë, Bahrejnit, Palestinës, Afganistanit, Sirisë dhe Irakut, janë shembuj të terrorizmit shtetëror dhe zhvillimit të terrorizmit nga Uashingtonit”.

Qytetarët gjithashtu vazhdimin e mbështetjes së gjithanshëm të Iranit ndaj vendeve dhe popujve nën shtypjen dhe dhunën e arrogancës dhe sionizmit e konsideruan detyrë fetare, revolucionare dhe njerëzore, ndërsa theksuan: “Çfarëdo veprimi i armiqve kundër tërësisë territoriale të Palestinës dhe Golanit të Sirisë është i paligjshëm dhe në kundërshtim me ligjet dhe standardet ndërkombëtare, prandaj është i gjykuar të dështojë”.

Qeveria e Amerikës të hënën më 8 prill 2019, në vazhdim të veprimeve anti-iraniane dhe në kuadër të politikës së presionit mbi forcat të cilat në luftën kundër grupeve terroriste, nuk e kanë lejuar Uashingtonin që të çojë para qëllimet e tij në rajon, deklaroi planin për të futur Gardën e Revolucionit Islamik të Iranit në listën e grupeve terroriste.

Në kundërpërgjigje të këtij veprimi, Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit ka shpallur forcat ushtarake të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore si grup terrorist.