Populli iranian njëzëri mbështet Gardën Revolucionare
Në vazhdën e protestave ndaj veprimeve armiqësore dhe të jashtëligjshme të Donald Trump i cili e ka quajtur grup terrorist, gardën Revolucionare të Iranit, populli iranian pas namazit të së premtes ka dalë në protesta në të gjithë vendin për të shprehur mbështetjen ndaj Gardës Revolucionare.
Populli i Iranit pas faljes së namazit të së premtes ka organizuar një protestë të përgjithshme në qytetet e ndryshme të Iranit, ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit. Agjencia e lajmeve IRIB qytetarët iranianë në të gjitha qytetet e Iranit kanë organizuar protestë të përgjithshme pas namazit të së premtes dhe kanë dënuar veprimin e çmendur dhe të pamatur të Donald Trump, presidentit të Amerikës, për futjen e Gardës Revolucionare të Iranit në listën e grupeve terroriste. Qytetarët e Iranit në fund të kësaj proteste kanë lëshuar një deklaratë në të cilën kanë deklaruar: “Fuqia dhe ndikimi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në ruajtjen dhe mbrojtjen e Revolucionit Islamik ia ka zhgënjyer armiqtë e popullit iranian”. Në këtë deklaratë thuhet: “Krerët e Amerikës me të kaluarën e zezë të tyre dhe me krimet e tyre kundër njerëzimit siç është vrasja e popujve të Jemenit, Nigerisë, Bahrejnit, Palestinës, Afganistanit, Sirisë dhe Irakut, janë shembuj të terrorizmit shtetëror dhe zhvillimit të terrorizmit nga Uashingtonit”. Qytetarët gjithashtu vazhdimin e mbështetjes së gjithanshëm të Iranit ndaj vendeve dhe popujve nën shtypjen dhe dhunën e arrogancës dhe sionizmit e konsideruan detyrë fetare, revolucionare dhe njerëzore, ndërsa theksuan: “Çfarëdo veprimi i armiqve kundër tërësisë territoriale të Palestinës dhe Golanit të Sirisë është i paligjshëm dhe në kundërshtim me ligjet dhe standardet ndërkombëtare, prandaj është i gjykuar të dështojë”. Qeveria e Amerikës të hënën më 8 prill 2019, në vazhdim të veprimeve anti-iraniane dhe në kuadër të politikës së presionit mbi forcat të cilat në luftën kundër grupeve terroriste, nuk e kanë lejuar Uashingtonin që të çojë para qëllimet e tij në rajon, deklaroi planin për të futur Gardën e Revolucionit Islamik të Iranit në listën e grupeve terroriste. Në kundërpërgjigje të këtij veprimi, Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit ka shpallur forcat ushtarake të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore si grup terrorist. kjo është hera e parë që Amerika fut në listën e saj të grupeve të huaja terroriste një organ zyrtar të një shteti tjetër. Autoritetet amerikani thonë se këtë veprim e kanë ndërmarrë për të shtuar presionet ndaj kompanive të huaja që ata të mos kryejnë tregti me Iranin, mirëpo shumë analistë të pavarur që janë në dijeni të situatës në rajon theksojnë se kjo nuk është gjë tjetër veçse një presion propagandues. Vendimi i Donald Trump për njohjen e gardës revolucionare si grup terrorist është shkelje e hapur e normave dhe dispozitave të OKB siç është barazia e sovranitetit të qeverive dhe pikërisht kjo shton mundësinë e tensioneve dhe përballjeve të pakontrollueshme. Koimars Hejdari komandanti i forcave tokësore të ushtrisë së Iranit në një fjalim të tij duke reaguar ndaj qëndrimit armiqësor të Amerikës kundër gardës revolucionare ka thënë: Amerikës, regjimit sionist dhe aleatëve të tyre perëndimorë e arabe u deklarojmë se vendimi i Donald Trump kundër gardës revolucionare është veprim idiotesk që vë në rrezik sigurinë e forcave të Amerikës kudo në botë dhe sidomos forcat CENTCOM. Më herët edhe Muhamed Xhavad Zarif, në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB ka theksuar se veprimi armiqësor i Amerikës në njohjen si organizate terroriste të gardës revolucionare të Iranit, bie ndesh me dispozitat dhe juridiksionin ndërkombëtar një prej të cilave është parimi i barazisë në sovranitetin e qeverive dhe theksoi se ky veprim provokues i presidentit Donald Trump situatën e kthen në një gjendje përballjeje dhe të pakontrollueshme. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit përmendi rolin e gardës revolucionare në përballje me grupet terroriste të sanksionuara nga KS i OKB si Al Kaida, ISIS, fronti Nusra dhe grupet e tjera terroriste në rajon, rol që është vlerësuar nga popujt dhe qeveritë e rajonit dhe shtoi se përkundër Amerikës dhe aleatëve të saj rajonalë të cilët gjithmonë kanë mbështetur grupet radikale dhe terroriste në rajonin e Azisë perëndimore, forcat e armatosura të Iranit mes tyre garda revolucionare, kanë luftuar në vijën e parë të frontit të luftës kundër terrorizmit në rajon. Në këtë letër shefi i diplomacisë iraniane përmendi edhe masat reciproke të Iranit si njohja e grupit të forcave amerikane në Azinë perëndimore CENTCOM si një grup terrorist dhe theksoi se ky grup është përgjegjës për zbatimin e politikave terroriste të qeverisë amerikane në Azinë perëndimore. Muhamed Xhavad Zarif nga Antonio Guterres dhe KS i OKB ka kërkuar që këtë letër ta publikonte në formën e një dokumenti të AP dhe të KS të OKB. Ditën e hënë Donald Trump ka futur në listën e grupeve të huaja terroriste të Uashingtonin, gardën revolucionare të Iranit.