Dita e Kodsit dita e dështimit të planit Akordi i Shekullit
Sot, është e premtja e fundit e muajit të bekuar të Ramazanit, Dita Botërore e Kodsit dhe myslimanët e botës në këtë ditë me organizimin e protestave të gjera, dënojnë krimet e regjimit okupator sionist dhe shprehin kundërshtimin e prerë të tyre me të ashtuquajturin Akordi i Shekullit.
E premtja e fundit e muajit të Ramazanit me iniciativën e Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, u emërua Dita Botërore e Kodsit në mënyrë që myslimanët e të gjithë botës në këtë ditë të dënojnë krimet dhe politikat raciste okupatore të regjimit sionist ndaj popullit të shtypur të Palestinës. Marshi protestues i Ditës Botërore të Kodsit filloi sot në orën 10:30 në të njëjtën kohë në mbi 950 qytete të Iranit. 4000 gazetarë të huaj dhe iranianë do ta mbulojnë marshin protestues të Ditës Botërore të Kodsit në Iran. Sipas gjeneral Ramazan Sharif, kryetarit të Shtabit për Intifada dhe Kods në Iran, marshi protestues i Ditës Botërore të Kodsit këtë vit organizohet në mbi 120 vende islame dhe joislame të botës. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit të mërkurën në takim me profesorë universitarë dhe me hulumtues të Iranit, deklaroi se Dita Botërore e Kodsit është një ngjarje shumë e rëndësishme. Ai theksoi: "Kjo ditë nuk është vetëm deklarimi i mbështetjes ndaj një populli të shtypur, por kjo ditë është simbol i luftës kundër arrogancës dhe shteteve hegjemoniste të botës". Krerët e institucioneve më të larta shtetërore të Iranit me anë të deklaratave të ndara, duke deklaruar mbështetjen e tyre ndaj të drejtave të popullit të shtypur të Palestinës, u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Iranit për të marrë pjesë në nivel sa më të gjerë në marshin protestues të Ditës Botërore të Kodsit.