Lirohet anija iraniane e bllokuar në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89664-lirohet_anija_iraniane_e_bllokuar_në_arabinë_saudite
Një tanker iranian i naftës, i bllokuar nga Arabia Saudite dy muaj më parë, thuhet se është liruar dhe po kthehet në vend me të gjithë ekuipazhin e tij.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Korrik 21, 2019 07:46 Europe/Tirane
  • Lirohet anija iraniane e bllokuar në Arabinë Saudite

Një tanker iranian i naftës, i bllokuar nga Arabia Saudite dy muaj më parë, thuhet se është liruar dhe po kthehet në vend me të gjithë ekuipazhin e tij.

Raportet thanë të shtunën se tankeri i naftës, i quajtur Happiness I, ishte liruar dhe po shkonte drejt ujërave të Iranit. Nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga autoritetet saudite apo iraniane. Më 2 maj, Arabia Saudite njoftoi se roja e saj bregdetare kishte shpëtuar një tanker iranian të naftës në gjendje të vështirë me 26 persona në bordin e cila është transportuar në portin e Detit të Kuq të Jeddah, pasi u përball me "dështimin e motorit dhe humbjen e kontrollit". Sipas zyrtarëve iranian, incidenti ndodhi më 30 prill, ndërsa anija ishte në rrugën e saj drejt Kanalit të Suezit dhe se uji kishte rrjedhur në dhomën e motorit të tankerit. Pavarësisht se anija ishte riparuar, sauditët refuzonin të lironin anijen dhe kërkonin që Irani të paguante 200,000 dollarë në ditë për mbajtjen e anijes në Jeddah. Zyrtarët iranian hodhën poshtë kërkesën e Arabisë Saudite, duke e përshkruar atë si "të paligjshëm".