Abdulahian: përgjigjja e Hezbullahut ndaj regjimit sionist do të jetë paralizuese
Asistenti i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare, agresionin e Tel Avivit kundër Bejrutit e cilësoi gabim në përllogaritje dhe tha se përgjigjja që Hezbullahu do t’i japë regjimit sionist do të jetë paralizuese.
Husein Amir Abdulahian, në një mesazh të tij në Twitter ka shkruar: Me padyshim Hezbullahu do t’i japë përgjigje paralizuese regjimit sionist, për shkak të agresioneve të tij në Liban, Siri dhe në Irak. Asistenti Abdulahian ndër të tjera tha se përllogaritjet do të ndryshojnë dhe ruajtja e sigurisë së qëndrueshme është vija e kuqe e rajonit. Avionët luftarakë të regjimit sionist ditën e shtunë lëshuan disa raketa në drejtim të fshatit Agreba në jug të Damaskut kryeqytet i Sirisë. Forcat popullore Hashd Shaabi në Irak gjithashtu muajin e fundit janë sulmuar të paktën 4 herë. Ditën e enjte disa media amerikane kanë bërë të ditur se sulmet kundër Hashd Shaabit janë kryer nga regjimi sionist.