Ruajtja e interesave të Libanit, qëllimi kryesor i Hezbollahut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90591-ruajtja_e_interesave_të_libanit_qëllimi_kryesor_i_hezbollahut
Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit deklaroi se mbrojtja e interesave të popullit libanez është qasja kryesore e ndjekur nga lëvizja e rezistencës së Hezbollahut, duke shtuar se kjo lëvizje gëzon mbështetje të konsiderueshme në Liban.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 01, 2019 16:46 Europe/Tirane
  • Ruajtja e interesave të Libanit, qëllimi kryesor i Hezbollahut

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit deklaroi se mbrojtja e interesave të popullit libanez është qasja kryesore e ndjekur nga lëvizja e rezistencës së Hezbollahut, duke shtuar se kjo lëvizje gëzon mbështetje të konsiderueshme në Liban.

Ali Shamkhani e bëri këtë koment të dielën pasi luftëtarët e Hezbollahut sulmuan automjetet ushtarake të Izraelit, duke lënë një numër forcash izraelite të vdekur ose të plagosur. Zyrtari i lartë i Iranit për sigurinë e quajti Hezbollahun një lëvizje "origjinale", "inteligjente" dhe "popullore", duke shtuar se kjo lëvizje i merr në konsideratë interesat e popullit libanez para se të ndërmerrte ndonjë vendim politik dhe mbrojtës. Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit vuri në dukje se regjimi amerikan dhe ai izraelit janë bërë shkak që rajoni i Gjirit Persik, Siria dhe Libani, të bëhen arenat kryesore për veprimet e tyre destruktive. "Shkatërrimi i dronit amerikan nga Irani dhe ndëshkimi i regjimit të Izraelit nga Hezbollahu libanez dëshmojnë vullnetin e frontit të rezistencës për të luftuar kërcënimet dhe provokimet luftënxitëse të frontit destabilizues në rajon," tha Ali Shamkhani në reagim ndaj sulmit hakmarrës të Hezbollahut ndaj regjimit izraelit.