Zarif: Viziton Bangladeshin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90637-zarif_viziton_bangladeshin
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në krye të një delegacioni politikë, sot është nisur drejt Dakas, kryeqytetit të Bangladeshit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 03, 2019 11:34 Europe/Tirane
  • Zarif: Viziton Bangladeshin

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në krye të një delegacioni politikë, sot është nisur drejt Dakas, kryeqytetit të Bangladeshit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kjo është faza e dytë e turneut aziatik të ministrit të punëve të jashtme të Iranit. Zarif javën e kaluar ka zhvilluar vizita në Kinë, Japoni dhe Malajzi gjatë të cilave është takuar dhe ka biseduar me autoritetet e larta të këtyre vendeve.

Zarif gjatë këtij turneu, përveç pjesëmarrjes në samitin e forumit të vendeve të Oqeanisë në Daka,  do të zhvillojë takime dhe bisedime edhe me autoritetet e Bangladeshit në lidhje me çështjet bilaterale dhe çështjet rajonale.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në vazhdim të turneut diplomatik në Azi, më pas do të shkojë edhe në Xhakarta, kryeqytetin e Indonezisë.