Arabia Saudite kërcënon, Irani përgjigjet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91212-arabia_saudite_kërcënon_irani_përgjigjet
Irani ka paralajmëruar për një sulm dhjetëfish më të ashpër kundrejt çdo agresioni kundër territoreve të tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 26, 2019 19:21 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite kërcënon, Irani përgjigjet

Irani ka paralajmëruar për një sulm dhjetëfish më të ashpër kundrejt çdo agresioni kundër territoreve të tij.

Duke reaguar ndaj kërcënimeve të bëra nga Ministri i Jashtëm Saudit kundër Iranit, një gjeneral i lartë i ushtrisë iraniane paralajmëroi për një sulm dhjetëfish më të ashpër ndaj çdo agresioni kundër Iranit. "Agresioni më i vogël kundër hapësirës detare të Iranit dhe territoreve të tij do të përballet me një përgjigje dhjetë herë më të fuqishme," paralajmëroi Gjeneral Major Abdolrahim Musavi, duke iu përgjigjur një deklarate kërcënuese nga Ministri i Jashtëm Saudit Adel al- Xhubeir në lidhje me Iranin dhe sulmin me dronë kundër impianteve të naftës të kompanisë Aramco. "Ne nuk kemi një përgjigje për dokrrat e një vendi të dështuar si Arabia Saudite," tha zyrtari i lartë ushtarak iranian i cituar nga Fars News. "Politikat e Arabisë Saudite kundër Jemenit kanë dështuar. Jemeni ka pësuar çdo lloj fatkeqësie për pesë vjet; sauditët madje nuk lejuan as një shkrepëse të hynte në këtë vend", tha Gjeneral Major Abdolrahim Musavi.