Rabi'i: Plani iranian "Koalicioni i Shpresës" nuk është kundër asnjë vendi
Zëdhënësi i qeverisë së Iranit theksoi se plani iranian "Koalicioni i Shpresës" nuk është kundër asnjë vendi, sepse ky plan është vetëm një zëvendësim i planit për koalicion anti-iranian dhe provokues dhe armiqësore të Amerikës në Gjirin Persik.
Ali Rabi'i, zëdhënësi i qeverisë së Iranit, ditën e hënë në konferencën për shtyp, deklaroi se plani iranian "Koalicioni i Shpresës" ka dallime themelore me planet amerikane dhe shtoi: "Ky plan përkundër planit të Amerikës, sigurinë në Gjirin Persik e konsideron një faktor të brendshëm dhe vendor dhe garantimin e sigurinë në këtë rajon nuk e konsideron të kushtëzuar me fuqitë jashtë rajonit".
Rabi'i tha: "Plani i Iranit nuk e lë jashtë asnjë vend për të marrë pjesë në këtë koalicion, për arsye se një strukturë dhe një rend i sigurisë i cili eliminon një ose disa vende, në fund nuk mund të garantojë sigurinë e përgjithshme në këtë rajon".
Zëdhënësi i qeverisë së Iranit shtoi: "Republika Islamike e Iranit është e gatshme të zhvillojë negociata rreth Koalicionit të Shpresës dhe këtë e konsideron kriter për seriozitetin dhe sinqeritetin e të gjitha shteteve për vendosjen e stabilitetit ndërkombëtar në Gjirin Persik".