Së shpejti përurohet plani i Hormuzit nga ana e Iranit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka bërë të ditur se së shpejti do të përurohet plani i paqes së Hormuzit në një të ardhme të afërt.
Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të martën në një intervistë për agjencinë e lajmeve IRIB, deklaroi: "Detajet e këtij plani në formë të shkruar nga ana e ministrit të punëve të jashtme të Iranit do të vendosen në dispozicion të vendeve që kanë interesa në rajon".
Musavi në lidhje me planin e paqes në Hormuz tha: "Republika Islamike e Iranit në vazhdim të iniciativave novatore dhe ideve që ka për stabilitetin dhe paqen në rajon, ka paraqitur këtë plan të ri i cili është një plan shumë i detajuar dhe përmban paragraf të ndryshëm dhe gjithashtu janë shpjeguar edhe qëllimet dhe strategjitë e këtij plani".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se ky plan shkurtimisht është prezantuar nga presidenti i Republikës Islamike të Iranit në OKB, shtoi: "Plani për paqe në ngushticën e Hormuzit përfshinë vendet e rajonit të Gjirit Persik dhe të gjitha vendet dhe OKB mund të marrin pjesë në zbatimin e këtij plani".