Cisterna e dëmtuar iraniane lëviz në drejtim të Gjirit Persik
Kompania iraniane e naftës njoftoi se cisterna iraniane Sabity, në përgjithësi është në gjendje të mirë pas riparimeve të përgjithshme dhe tani po lundron në drejtim të Gjirit Persik.
Sipas një njoftimi të zyrës ndërkombëtare të kompanisë kombëtare iraniane të naftës, anija iraniane Sabity sot në mëngjes është sulmuar dy herë në distancën 60 km nga porti Xheda i Arabisë Saudite dhe thuhet se ndaj saj janë lëshuar dy raketa. Nga sulmi janë dëmtuar cisternat numër 1 dhe 2 të anijes në pjesën e djathtë saj ku është hapur një vrimë 1-1.5 metra. Abas Musavi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj sulmit ndaj anijes iranian në Detin e Kuq tha se përgjegjësia për pasojat krijuara siç është ndotja e madhe e ambientit të detit për shkak të rrjedhjes së naftës, bie mbi përgjegjësit e kësaj aventure të rrezikshme.