Sham’khani: Aleancat rajonale garantuese të sigurisë së rajonit
Sekretari i këshillit suprem të sigurisë kombëtare të Iranit ka thënë se aleancat rajonale pa praninë dhe ndërhyrjen e të huajve mund të jenë garantuese të një sigurie të qëndrueshme në rajon.
Ali Sham’khani, sekretari i këshillit suprem të sigurisë kombëtare të Iranit, në një takim me Jusef bin Alavi ministër i jashtëm i Omanit, i cili ndodhet për një vizitë në Teheran, pasi përmendi përpjekjet e dështuara të Amerikës për të krijuar një koalicion ndërkombëtar me pretekstin e vendosjes së sigurisë në Gjirin Persik, deklaroi: Ato vende qe kanë nisur luftëra të ndryshme dhe kanë zgjeruar terrorizmin dhe e kanë çuar rajonin drejt shkatërrimit dhe zhdukjes, kërkojnë vetëm garantimin e interesave të tyre që është grabitja e rajonit. Sham’khani ndër të tjera shtoi se vazhdimi i luftës në Jemen është dëshmi e veprimtarisë luftënxitëse të fuqive hegjemoniste dhe i veprimtarisë së tyre në rajon dhe tha: Vazhdimi i këtij gjenocidi është vetëm në shërbim të armiqve të paqes dhe sigurisë së rajonit d.m.th. të Amerikës dhe izraelit ndërsa Arabia Saudite duke u dërguar përballë kërkesës së rezistencës së Jemenit, nuk duhet të lejojë që stabiliteti dhe siguria e rajonit të rrezikohet më shumë se kaq. Jusef bin Alavi, deklaroi se qëndrimet e Teheranit dhe Maskatit për çështjet e rajonit dhe ato ndërkombëtare janë shumë pranë njëri tjetrit dhe tha: Tensionet në rajon nuk janë në interes të asnjë vendi në Gjirin Persik dhe ato duhen parandaluar në çdo lloj forme. Ministri i jashtëm i Omanit deklaroi se rajoni ka nevojë për një siguri të qëndrueshme me anë të mirëkuptimit të vendeve të rajonit dhe eliminimit të keqkuptimeve dhe tha: Omani është gjithmonë i gatshëm që të përdorë potencialet e tij për eliminimin e tensioneve ekzistuese dhe krijimin e ambientit të përshtatshëm për dialog mes vendeve të rajonit.