Irani dhe Omani nënshkruajnë tre marrëveshje bashkëpunimi
Irani dhe Omani kanë nënshkruar tre marrëveshje për bashkëpunim në fushat e standardeve, sportive dhe transportit detare.
Në takimin e 18-të të komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik të Iranit dhe Omanit që u zhvillua në Teheran, Reza Rahmani, ministri i industrisë, minierave dhe tregtisë së Iranit dhe Ali bin Masoud al Sunaidy, ministri i tregtisë dhe industrive të Omanit, kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e transportit detar dhe sektorit të sportit.
Gjithashtu gjatë punimeve të këtij takimi është nënshkruar edhe dokumenti për bashkëpunim në fushën e standardit mes znj. Nire Piruzbakht, shefe e organizatës kombëtare për standarde në Iran dhe Ali bin Masoud al Sunaidy, ministri i tregtisë dhe industrive të Omanit.
Në takimin e 18-të të komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik të Iranit dhe Omanit që ka filluar punimet sot në Teheran, është nënshkruar edhe procesverbali i punës së takimit mes autoriteteve të të dy vendeve.