Mundësitë e reja për aktivistët ekonomikë të Iranit dhe Omanit
Irani dhe Omani kanë nënshkruar tre marrëveshje bashkëpunimi në fushën e standardeve, sportit dhe transportit detar.
Në takimin e 18-të të komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik të Iranit dhe Omanit që u zhvillua në Teheran, Reza Rahmani, ministri i industrisë, minierave dhe tregtisë së Iranit dhe Ali bin Masoud al Sanidi, ministri i tregtisë dhe industrive të Omanit, kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e transportit detar dhe sektorit të sportit. Gjithashtu gjatë punimeve të këtij takimi është nënshkruar edhe dokumenti për bashkëpunim në fushën e standardit mes znj. Nire Piruzbakht, shefe e organizatës kombëtare për standarde në Iran dhe Ali bin Masoud al Sanidi, ministri i tregtisë dhe industrive të Omanit. Në takimin e 18-të të komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik të Iranit dhe Omanit që ka filluar punimet sot në Teheran, është nënshkruar edhe procesverbali i punës së takimit mes autoriteteve të të dy vendeve. Ali bin Masud al Sanidi, ministër i tregtisë dhe industrisë së Omanit ka thënë: Omani nëpërmjet korridorit veri-jug mund të plotësojë një pjesë të madhe të nevojave për garantimin e sigurisë ushqimore dhe për të ulur kështu varësinë tek burimet e tjera. Omani nëpërmjet Iranit mund të lidhet me vendet e tjera të detit Kaspik dhe të shfrytëzojë rrugët e Iranit për të garantuar nevojat e veta. Irani është një vend që ka vijë të gjatë kufitare në Gjirin Persik dhe në detin e Omanit dhe është i vetmi vend i përshtatshëm për lidhjen me vendet në veri që nuk kanë qasje në det. Omani është një prej vendeve më të afërta fqinje në jug të Iranit në ujërat e Gjirit Persik, vend që ka të përbashkëta kulturore dhe fetare me Iranin. Sektori i industrisë gjithashtu është një prej sektorëve që mund të shtojë bashkëpunimin e Iranit me omanin sidomos në fushën e hekurit dhe çelikut. Omani është një vend që ka nevojë të madhe për hekur për shkak të programeve të tij infrastrukturore afatgjata. Sa i përket kësaj Iranit mirëpret investimin e afaristëve të Omanit sidomos në zonat e lira tregtare Çabahar dhe Xhasek. Irani dhe Omani edhe në sektorin financiar dhe bankar kanë një rol të madh në tregti. Abdul’naser Hemati guvernatori i BQI, në takimin që pati me ministrin e tregtisë dhe industrisë së omani foli mbi mbështetjen e biznesit të të dy vendeve në mënyrën e transfertave bankare, çështjeve bankare dhe shkëmbimet monetare. Ky nivel i negociatave tregon se Teherani dhe Maskati duke përdorur potencialet e tyre në fushën e transportit detar, turizmit dhe investimit të përbashkët mund të hedhin hapa të rëndësishëm në garantimin e interesave dypalëshe dhe vendeve të tjera të rajonit.