Abdulahian: Prania ushtarake e Amerikës në rajon faktor pasigurie
Husein Amir Abdulahian, asistenti i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare, praninë ushtarake të Amerikës në rajonin e Gjirit Persik e ka cilësuar faktor pasigurie për rajonin.
Husein Amir Abdulahian, në një mesazh të tij në Twitter ka shkruar se prania ushtarake e Amerikës dhe e të huajve në rajon dhe depozitimi i armëve të tyre në Gjirin Persik intensifikon pasigurinë dhe shton rreziqet në rajon. Asistenti i kryetarit të parlamentit iranian deklaroi se garantimi i sigurisë së rajon ka nevojë për bashkëpunim mes të gjitha vendeve të rajonit. Dialogu dhe bashkëbisedimi, si dhe respekti reciprok janë faktorë të nevojshëm sot për rajonin dhe Irani ka dhënë propozimet e veta në këtë drejtim, shtoi në fjalën e tij Amir Abdulahian.