Zarif: Amerika pengon luftën botërore kundër virusit Covid-19
(last modified Mon, 23 Mar 2020 11:31:33 GMT )
Mars 23, 2020 12:31 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika pengon luftën botërore kundër virusit Covid-19

Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke vlerësuar pozitivisht lëvizjen botërore për heqjen e sanksioneve të paligjshme të Amerikës ndaj Iranit, theksoi se Amerika po pengon luftën botërore kundër virusit Covid-19.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar: “Kryerja e veprimeve praktike dhe morale në botë është e domosdoshme dhe e vetmja rrugë gjithashtu është rezistenca dhe ndëshkimi kolektiv i Amerikës”.

Zarif edhe më parë në një intervistë me gazetën “Folia de San Paolo” të Brazilit, ka thënë: “Terrorizmi mjekësor i Amerikës po pengon reagimin efikas kundër epidemisë botërore Covid-19”.

Vlen të theksohet se në javët e fundit si pasojë e përhapjes së virusit Korona në vende të ndryshme të botës dhe në Iran, një numër i madh i autoriteteve shtetërore të vendeve të ndryshme të botës kanë kërkuar heqjen e sanksioneve të njëanshme dhe të paligjshme të Amerikës kundër popullit iranian.

 

Tags