Zarif zhvillon bisedë telefonike me Guterres
(last modified Sun, 12 Apr 2020 05:26:22 GMT )
Prill 12, 2020 07:26 Europe/Tirane
  • Zarif zhvillon bisedë telefonike me Guterres

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif ka zhvilluar një bisedë telefonike me Antonio Guterres sekretarin e përgjithshëm të OKB me të cilin diskutoi mbi zhvillimet dhe situatën më të fundit në Jemen dhe mbi sanksionet e jashtëligjshme dhe të njëanshme të Amerikës kundër Iranit.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, kjo është biseda e dytë telefonike mes ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB brenda një muaji. Zarif më 12 mars në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB e ka cilësuar të domosdoshme heqjen e sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër Iranit në përballje me virusin korona. Megjithë përhapjen e virusit korona në botë dhe nevojës për bashkëpunim kolektiv në përballje me këtë virus, Amerika ka vazhduar politikën e saj të presionit maksimal kundër Iranit duke shtuar edhe më shumë sanksionet e njëanshme dhe të jashtëligjshme.

Tags