Zarif viziton Sirinë
(last modified Mon, 20 Apr 2020 08:22:32 GMT )
Prill 20, 2020 10:22 Europe/Tirane
  • Zarif viziton Sirinë

Muhamed Xhavad Zarif sot do të shkojë për një vizitë në Damask. Gjatë vizitës në Damask ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit do të takohet me autoritetet siriane për të diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale, zhvillimet e fundit politike dhe situatën e luftës kundër terrorizmit në Siri.

Bashkëpunimi mes Iranit dhe Sirisë mund të zgjerohet sidomos në fushën e politikës dhe sigurisë por edhe në sektorin ekonomik. Bashkëpunimi aktual eshte në fushën e sigurisë dhe të politikës. Qëllimi i politikës së jashtme të Iranit është krijimi i një rajoni të fortë që do të pengojë prirjet sunduese. Me këtë rast Irani vazhdon diplomacinë e tij rajonale për të vendosur paqe dhe qetësi në rajon. Irani gjatë periudhës së luftës kundër terrorizmit në Siri i ka qëndruar pranë popullit dhe qeverisë siriane dhe nuk ka kursyer asnjë ndihmë për këtë vend dhe aktualisht ashtu si në të kaluarën vazhdon të jetë pranë popullit dhe qeverisë siriane. Irani që në fillim të krizës siriane ka theksuar se kjo krizë mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet dialogut mes palëve siriane. Diplomacia iraniane është e përkushtuar në bashkëpunimin me vendet e rajonit dhe OKB në luftën kundër terrorizmit dhe forcimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Tags