Gjeneral Salami: Çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi me forcë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96452-gjeneral_salami_Çdo_kërcënimi_do_t’i_përgjigjemi_me_forcë
Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se siguria e Gjirit Persik është pjesë e strategjive të sigurisë së Iranit dhe çfarëdo lloj kërcënimi në këtë rajon, do t’i përgjigjemi në mënyrë të prerë dhe të menjëhershme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 23, 2020 09:45 Europe/Tirane
  • Gjeneral Salami: Çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi me forcë

Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se siguria e Gjirit Persik është pjesë e strategjive të sigurisë së Iranit dhe çfarëdo lloj kërcënimi në këtë rajon, do t’i përgjigjemi në mënyrë të prerë dhe të menjëhershme.

Gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, gjatë një vizite të zhvilluar në ishujt Bu Musa, Taneb i Madh dhe Gheshm, ka bërë një inspektim të nivelit të gatishmërisë së forcave të dislokuara në këto rajone dhe ka thënë: “U themi amerikanëve se në mbrojtje ndaj sigurisë kombëtare dhe kufijve ujor dhe sigurinë e transportit detar dhe sigurinë e forcave tona mbrojtëse, jemi plotësisht të vendosur dhe veprojmë me seriozitetin më të madh, prandaj do t’i përgjigjemi në mënyrë të prerë çfarëdo lloj veprimi destruktiv të huaj”.

Gjeneral Salami shtoi: “Njësive të forcave detare të Gardës Revolucionare u është dhënë urdhër që të qëllojnë çfarëdo lloj lundruese ose njësi luftarake të forcave terroriste të Amerikës që tenton të kërcënojë sigurinë e anijeve joluftarake apo të lundrueseve luftarake të Iranit”.

Vlen të theksohet se presidenti amerikan Donald Trump së fundi me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, pa përmendur fare praninë e paligjshme të forcave amerikane në ujërat e Gjirit Persik, ka shkruar se ai i ka urdhëruar forcat detare amerikane që të hapin zjarr në drejtim të lundrueseve iraniane që ndodhen në ujërat e Gjirit Persik.

Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit në vazhdim vuri në dukje dërgimin me sukses të satelitit “Nur” në hapësirë si fillim për formimin e një Fuqie Botërore dhe theksoi: “Për çdo ditë po shënohet një sukses i ri në prodhimin e armëve të sofistikuara në Gardën Revolucionare dhe kjo rrugë do të vazhdojë”.