Trump po luan rrezikshëm me jetën e marinsave të tij
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96490-trump_po_luan_rrezikshëm_me_jetën_e_marinsave_të_tij
Trump po e shantazhon Iranin për të fshehur dështimin e tij, brenda dhe jashtë vendit, a do të "luajë ai" një konfrontim ushtarak me Iranin në rajonin e Gjirit Persik dhe në Detin e Omanit? A do të përshpejtojë këtë konfrontim hedhja e një sateliti ushtarak në hapësirë dhe pse?
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 24, 2020 19:27 Europe/Tirane
  • Trump po luan rrezikshëm me jetën e marinsave të tij

Trump po e shantazhon Iranin për të fshehur dështimin e tij, brenda dhe jashtë vendit, a do të "luajë ai" një konfrontim ushtarak me Iranin në rajonin e Gjirit Persik dhe në Detin e Omanit? A do të përshpejtojë këtë konfrontim hedhja e një sateliti ushtarak në hapësirë dhe pse?

Redaktori i Përgjithshëm i gazetës Rai Al-Youm, Abdel Bari Atwan shkruan se "Presidenti i SHBA Donald Trump është në një gjendje konfuze për shkak të dështimit të tij si brenda, ashtu edhe jashtë. Ekonomia amerikane, perspektiva e falimentimit të më shumë se 1.500 korporatave të mëdha dhe bashkimi i pesëdhjetë milion njerëzve në mesin e të papunëve janë problemet me të cilat përballet Presidenti Trump". "Për të mbuluar këtë dështim, në përpjekje për të dalë nga ky izolim ndërkombëtar dhe për të parandaluar ngritjen e Kinës si një superfuqi alternative, është mëse e mundshme që Trump "të luajë "duke filluar një luftë me Iranin, duke menduar kështu që ai mund të dalë nga kriza aktuale globale ekonomike dhe e naftës. Irani, shumë më pak i prekur, madje e ka lejuar veten të bëhet më i fuqishëm, sepse ky vend, pas bllokadave të vendosura mbi të, nuk eksporton shumë naftë, dhe gjithashtu është në prag të kontrollit të epidemisë së koronavirusit. Së fundmi, nisja e suksesshme dhe vendosja në orbitë e satelitit të parë ushtarak "Nur" e konfirmoi para botës aftësinë balistike të Iranit,"thuhet në artikullin e Rai Al-Youm. Sipas Atwan, tensionet filluan të përshkallëzohen kur Presidenti Trump urdhëroi forcat detare të vendit të tij që të qëllonin dhe shkatërronin çdo anije iraniane që i ngacmon në Gjirin Persik, duke iu referuar lajmit të 11 anijeve iraniane që ju afruan anijeve amerikane në zonë një javë më parë. Artikulli vazhdon se "Gjeneralmajor Husein Salami, Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, reagoi fuqimisht ndaj kërcënimeve provokuese nga Shtetet e Bashkuara dhe kërcënoi që forcat detare të vendit të tij do të shkatërronin të gjitha anijet amerikane që do të rrezikonin interesat e Iranit në Gjirin Persik. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë kufijtë tanë detarë dhe të sigurojmë sigurinë e anijeve tona, dhe do t'i përgjigjemi fort çdo veprimi armiqësor".  Iranianët kanë të drejtë në qëndrimin e tyre, nëse u përgjigjen kërcënimeve amerikane për të shkatërruar anijet e tyre në Gjirin Persik ose në atë që u përmend nga Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, i cili premtoi se Irani do të paguante një çmim të rëndë për lëshimin e satelitit, për të cilin pretendon se shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Por atëherë, çfarë duhet të mendojmë për praninë e forcave amerikane në Gjirin Persik, i cili është më shumë se dhjetë mijë kilometra larg tokave të tyre, dhe që kur hapësira i përket Shteteve të Bashkuara, që ata të kundërshtojnë lëshimi i një sateliti iranian, apo të ndonjë kombësie tjetër? "Amerikanët provokuan dy herë iranianët dhe paguan një çmim të lartë: i pari kur droni i tyre spiun," Global Hawk ", hyri në hapësirën ajrore iraniane mbi ngushticën e Hormuzit dhe u rrëzua menjëherë, gjashtë muaj më parë, dhe e dyta kur komanda ushtarake amerikane dërgoi një dron në Irak për të vrarë gjeneralin Kasem Soleimani, komandantin e Forcës Kuds të IRGC, dhe Abu Mahdi al-Mohandes, zv / komandant i Hashd al-Shaabit. Si rezultat i këtij krimi, amerikanët humbën shumicën e bazave të tyre ushtarake në Irak, dhe më të rëndësishmet u bombarduan Ain al-Asad (al-Anbar), Taxhi (në veri të Bagdadit) dhe K1 (në Kirkuk ). Ajo që është më e rëndësishmja është se Shtetet e Bashkuara kanë humbur ndikimin e tyre, një ndikim që u kishte kushtuar më shumë se 6 trilion dollarë, dhe operacionet e hakmarrjes nuk kanë mbaruar ende ", shkruan Abdel Bari Atwan në artikullin e tij. Nuk ka gjasa që Marina iraniane të qëndrojë duarkryq përballë çdo provokimi amerikan, dhe Trump do të kryejë një "çmenduri të vërtetë" nëse përpiqet të provojë përsëri forcën iraniane, veçanërisht pasi pa dyshimin më të vogël ai e di se bllokada e tij ka dështuar dhe se tërheqja e tij nga marrëveshja bërthamore me Iranin ka pasur rezultate të kundërta. Irani po lufton në tokën e vet, ka qindra dhe ndoshta edhe mijëra skafe të shpejtë që nuk mund të zbulohen nga radarët, si dhe nëndetëse, anije dhe luftanije të armatosura me raketa cruise, dhe sisteme të raketave balistike të sofistikuara. "Është e vërtetë që Amerika është një vend i madh me transportues aeroplanësh dhe transportues raketash, por koronavirusi ka vërtetuar se në ditët e sotme nuk janë vetëm transportuesit e aeroplanëve apo numri i kokave bërthamore të cilat përcaktojnë madhësinë e fuqisë, dhe aq më pak, madhështinë e çdo vendi. Pra, pse Amerika të humbasë mijëra ushtarë dhe luftanije të saj për shkak të këtij presidenti të çmendur? A është kjo për të mbuluar dështimin e tij të brendshëm apo të jashtëm?, pyet Abdel Bari Atwan.