Fjalimi i liderit suprem me rastin e Ditës Botërore të Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97239-fjalimi_i_liderit_suprem_me_rastin_e_ditës_botërore_të_kodsit
Me rastin e Ditës Botërore të Kodsit, sot lideri suprem do të mbajë një fjalim në transmentim direkt.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 22, 2020 08:22 Europe/Tirane
  • Fjalimi i liderit suprem me rastin e Ditës Botërore të Kodsit

Me rastin e Ditës Botërore të Kodsit, sot lideri suprem do të mbajë një fjalim në transmentim direkt.

Fjalimi i liderit suprem Ajetollah Khamenei me ummetin islam, do të mbahet sot pasdreke në Teheran dhe do të transmetohet direkt nga radiot dhe televizionet vendase dhe të huaja. Dita botërore e Kodsit është simbol i bashkimit dhe unifikimit të botës islame. Në këtë ditë në veçanti populli mysliman iranian shpreh mbështetjen për çështjen palestineze dhe aspiratat e Kodsit të Shenjtë si një prej prioriteteve primare të botës islame. Këtë vit për shkak të virusit korona dhe kufizimeve të vendosura për arsye të Covid-19 dhe ndalimit të organizimit të tubimeve të njerëzve, marshi i madh në mbështetje të Palestinës në Ditën Botërore të Kodsit do të organizohet në formë virtuale.