Gjeneral Salami: Irani pavarësisht sanksioneve, ka arritur ta mposhtë arrogancën botërore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98220-gjeneral_salami_irani_pavarësisht_sanksioneve_ka_arritur_ta_mposhtë_arrogancën_botërore
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik duke folur për fitoret dhe sukseset e Iranit përballë operacioneve të mëdha psikologjike të armikut, deklaroi: “Republika Islamike e Iranit pavarësisht sanksioneve, ka arritur ta mposhtë arrogancën botërore me në krye Amerikën”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 30, 2020 10:58 Europe/Tirane
  • Gjeneral Salami: Irani pavarësisht sanksioneve, ka arritur ta mposhtë arrogancën botërore

Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik duke folur për fitoret dhe sukseset e Iranit përballë operacioneve të mëdha psikologjike të armikut, deklaroi: “Republika Islamike e Iranit pavarësisht sanksioneve, ka arritur ta mposhtë arrogancën botërore me në krye Amerikën”.

Gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, ditën e martë në një ceremoni në Teheran, theksoi: “Duke marrë parasysh faktin se armiqtë e Republikës Islamike të Iranit po përballen me probleme esenciale, Irani mund t’u shkaktojë atyre disfata të njëpasnjëshme dhe zinxhirore. Shtetet të cilat pretendojnë se kanë arritur zhvillim të madh në sferat e shkencës dhe teknologjisë dhe mjekësisë, në rrethanat e përhapjes së virusit Korona janë përballur me dështime të mëdha në fushat e mjekësisë. Ndërkohë personeli mjekësor i Iranit në këtë drejtim ka vepruar në nivel shumë të lartë dhe ka shënuar suksese të mëdha për vendin”.

Gjeneral Salami në fund tha: “Në rrethanat kur armiqtë e Revolucionit Islamik dhe popullit të Iranit mendonin se Republika Islamike e Iranit do të gjunjëzohet përball virusit Korona, përpjekjet dhe puna e personelit mjekësor dhe të gjithë sektorit shëndetësor në Iran kanë vepruar në nivel të lartë dhe me cilësi shumë të mirë për vendin”.