141 viktima të reja nga COVID-19 në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99678-141_viktima_të_reja_nga_covid_19_në_iran
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetit së Iranit, Sima Sadat Lari tha të Dielën se 141 iranianë të tjerë kanë vdekur nga sëmundja e koronavirusit (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 23, 2020 16:41 Europe/Tirane
  • 141 viktima të reja nga COVID-19 në Iran

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetit së Iranit, Sima Sadat Lari tha të Dielën se 141 iranianë të tjerë kanë vdekur nga sëmundja e koronavirusit (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara.

Sima Sadat Lari tha se, me 141 viktimat e reja, numri total i viktimave të shkaktuar nga COVID-19 në Iran u rrit në 20,643. Rreth 2,113 raste të reja të infeksionit me COVID-19 u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, 882 prej të cilëve janë shtruar në spital, shtoi ajo. Znj. Sadat Lari vuri në dukje se gjithsej 358.905 iranianë janë konfirmuar të infektuar me COVID-19, rreth 309.464 prej të cilëve janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet. 3,841 pacientë të tjerë me COVID-19 janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në njësitë e terapisë intensive, tha zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetit së Iranit. Ajo shtoi se 3,036,711 testime për COVID-19 janë kryer deri më tani në Iran.