Shërohen më shumë se 311 mijë njerëz nga korona në Iran
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se 133 iranianë të tjerë kanë vdekur nga sëmundja e korona virusit (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara.
Sima Sadat Lari tha se, me 133 viktimat e reja, numri total i viktimave të shkaktuar nga COVID-19 në Iran u rrit në 20,776. Rreth 2,245 raste të reja të infeksionit me COVID-19 u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, shtoi ajo. Znj. Sadat Lari vuri në dukje se gjithsej 361.150 iranianë janë konfirmuar të infektuar me COVID-19, rreth 311.365 prej të cilëve janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet. 3,848 pacientë të tjerë me COVID-19 janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në njësitë e terapisë intensive, tha zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetit së Iranit. Vlen të theksohet se në rang botëror mbi 23 milion njerëz janë infektuar me virusin Covid-19 prej të cilëve të paktën 821 mijë kanë humbur jetën dhe mbi 16 milion e 83 mijë janë shëruar.