Shërohen më shumë se 317 mijë njerëz nga korona në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99754-shërohen_më_shumë_se_317_mijë_njerëz_nga_korona_në_iran
Në Iran janë përmirësuar 317 mijë njerëz nga virusi korona. Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se 117 iranianë të tjerë kanë vdekur nga sëmundja e korona virusit (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 27, 2020 16:42 Europe/Tirane
  • Shërohen më shumë se 317 mijë njerëz nga korona në Iran

Në Iran janë përmirësuar 317 mijë njerëz nga virusi korona. Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se 117 iranianë të tjerë kanë vdekur nga sëmundja e korona virusit (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara.

Sima Sadat Lari tha se, me 117 viktimat e reja, numri total i viktimave të shkaktuar nga COVID-19 në Iran u rrit në 21,137. Rreth 2,190 raste të reja të infeksionit me COVID-19 u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit prej të cilëve janë shtruar në spital 1 mijë e 63, shtoi ajo. Znj. Sadat Lari vuri në dukje se gjithsej 367.796 iranianë janë konfirmuar të infektuar me COVID-19, rreth 316.638 prej të cilëve janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet. Mbi 3 mijë pacientë të tjerë me COVID-19 janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në njësitë e terapisë intensive, tha zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetit së Iranit. Vlen të theksohet se në rang botëror mbi 24 milion njerëz janë infektuar me virusin Covid-19 prej të cilëve të paktën 830 mijë kanë humbur jetën dhe mbi 17 milion janë shëruar.