Shërohen më shumë se 318 mijë njerëz nga korona në Iran
Në Iran janë përmirësuar 318 mijë njerëz nga virusi korona. Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se 112 iranianë të tjerë kanë vdekur nga sëmundja e korona virusit (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara.
Sima Sadat Lari tha se, me 112 viktimat e reja, numri total i viktimave të shkaktuar nga COVID-19 në Iran u rrit në 21,249. Rreth 2,115 raste të reja të infeksionit me COVID-19 u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit prej të cilëve janë shtruar në spital 941, shtoi ajo. Znj. Sadat Lari vuri në dukje se gjithsej 369.911 iranianë janë konfirmuar të infektuar me COVID-19, rreth 318.270 prej të cilëve janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet. Mbi 3 mijë pacientë të tjerë me COVID-19 janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në njësitë e terapisë intensive, tha zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetit së Iranit. Vlen të theksohet se në rang botëror mbi 24 milion njerëz janë infektuar me virusin Covid-19 prej të cilëve të paktën 836 mijë kanë humbur jetën dhe mbi 17 milion janë shëruar.