Shërohen rreth 320 mijë njerëz nga korona në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99793-shërohen_rreth_320_mijë_njerëz_nga_korona_në_iran
Në Iran janë përmirësuar 320 mijë njerëz nga virusi korona. Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se 110 iranianë të tjerë kanë vdekur nga sëmundja e korona virusit (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 29, 2020 16:44 Europe/Tirane
  • Shërohen rreth 320 mijë njerëz nga korona në Iran

Në Iran janë përmirësuar 320 mijë njerëz nga virusi korona. Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se 110 iranianë të tjerë kanë vdekur nga sëmundja e korona virusit (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara.

Sima Sadat Lari tha se, me 110 viktimat e reja, numri total i viktimave të shkaktuar nga COVID-19 në Iran u rrit në 21,359. Rreth 1,905 raste të reja të infeksionit me COVID-19 u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit prej të cilëve janë shtruar në spital 857, shtoi ajo. Znj. Sadat Lari vuri në dukje se gjithsej 371.816 iranianë janë konfirmuar të infektuar me COVID-19, rreth 319.847 prej të cilëve janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet. Mbi 3 mijë pacientë të tjerë me COVID-19 janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në njësitë e terapisë intensive, tha zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetit së Iranit. Vlen të theksohet se në rang botëror mbi 25 milion njerëz janë infektuar me virusin Covid-19 prej të cilëve të paktën 836 mijë kanë humbur jetën dhe mbi 17 milion janë shëruar.