Vazhdon rrjedha në ulje të të infektuarve nga koronavirusi në Iran
Ministria e shëndetësisë së Iranit njoftoi për vazhdimin e rrjedhës në ulje të numrit të të infektuarve dhe jetëve të humbura nga virusi korona, ndërkohë që numri i të shëruarve është rritur në 321 mijë njerëz.
Sima Sadat Lari, zëdhënëse e ministrisë së shëndetësisë së Iranit duke cituar statistikat më fundit të virusit korona në Iran deklaroi: Nga diagnostikimi i konfirmuar në 24 orët e kaluara 1 mijë e 754 njerëz janë infektuar me Covid-19 në Iran prej të cilëve janë shtruar 718 ndërsa pjesa tjetër është kuruar në urgjencë. Sima Sadat Lari shtoi se në 24 orët e kaluara në Iran kanë humbur jetën 103 persona të prekur nga virusi korona dhe numri total i jetëve të humbura është 21 mijë e 462 njerëz. Zëdhënësja e ministrisë së shëndetësisë ndër të tjera tha se deri tani 321 mijë e 421 pacientë të infektuar me Covid-19 në Iran janë shëruar dhe liruar nga spitalet. Numri i të prekurve nga virusi korona në rang botëror është 25 milion e 190 mijë njerëz, prej të cilëve 847 mijë e 200 kanë humbur jetën dhe mbi 17 milion e 542 mijë janë shëruar.