Përmirësohen 330 mijë të infektuar me virusin korona në Iran
Ministria e shëndetësisë së Iranit njoftoi për vazhdimin e rrjedhës në ulje të numrit të të infektuarve dhe jetëve të humbura nga virusi korona, ndërkohë që numri i të shëruarve është rritur në 330 mijë njerëz.
Sima Sadat Lari, zëdhënëse e ministrisë së shëndetësisë së Iranit duke cituar statistikat më fundit të virusit korona në Iran deklaroi: Nga diagnostikimi i konfirmuar në 24 orët e kaluara 2 mijë e 26 njerëz janë infektuar me Covid-19 në Iran prej të cilëve janë shtruar 1073 ndërsa pjesa tjetër është kuruar në urgjencë. Numri total i të infektuarve me Covid-19 në Iran ka arritur në 382 mijë e 772 njerëz. Sima Sadat Lari shtoi se në 24 orët e kaluara në Iran kanë humbur jetën 118 persona të prekur nga virusi korona dhe numri total i jetëve të humbura është 22 mijë e 44 njerëz. Zëdhënësja e ministrisë së shëndetësisë ndër të tjera tha se deri tani 330 mijë e 308 pacientë të infektuar me Covid-19 në Iran janë shëruar dhe liruar nga spitalet. Numri i të prekurve nga virusi korona në rang botëror është 27 milion njerëz, prej të cilëve 873 mijë kanë humbur jetën dhe mbi 18 milion janë shëruar.