Irani bashkëpunon me Rusinë për prodhimin e përbashkët të vaksinës Covid019
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Moskë dhe kreu i fondit të investimeve të drejtpërdrejta të Rusisë theksuan domosdoshmërinë e batimit të planit të bashkëpunimit dypalësh për prodhimin e vaksinës dhe medikamentit kundër Covid-19.
Kirill Dmitriev kreu i fondit të investimit të drejtpërdrejtë në Rusi zhvilloi një uebinar me Kazem Xhalili ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Moskë. Me këtë rast z. Xhalili uroi Rusinë për arritjet në prodhimin e vaksinës kundër Covid-19. Xhalili pasi përmendi rezultatin e takimit të grupeve të punës për prodhimin e vaksinës dhe medikamentit kundër Covid-19 nga Instituti Pastor i Iranit dhe Qendra kombëtare Gamaleya të Rusisë, shpresoi në përshpejtimin e procesit për prodhimin e përbashkët të vaksinës Covid-19. Kreu i fondit të investimeve të drejtpërdrejta të Rusisë shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimet e thella Teheran-Moskë për prodhimin e vaksinës Covid-19 dhe shpresoi në fillimin sa më të shpejtë të prodhimit masiv të kësaj vaksine.