May 05, 2024 11:48 Europe/Tirane
  • Teherani kundrejt Uashingtonit
    Teherani kundrejt Uashingtonit

Parstoday- Në dekadat e fundit, amerikanët kanë akuzuar vazhdimisht Republikën Islamike të Iranit për mospërputhje me mekanizmat ndërkombëtarë dhe e kanë përdorur këtë pretendim si një mjet për të ushtruar presion ndaj Iranit.

Kjo përkundër faktit se në muajt e fundit bota vazhdimisht ka qenë dëshmitare e mos-vëmendjes së amerikanëve ndaj propozimeve të institucioneve ndërkombëtare lidhur me zhvillimet aktuale në territoret e pushtuara.

Fjalimi i Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetullah Khamenei, më 1 maj 2024, në mbledhjen e mijëra mësuesve dhe intelektualëve iranianë, përmbante pika të rëndësishme rreth zhvillimeve aktuale në rajonin e Azisë Perëndimore, të cilat duhen shtjelluar dhe analizuar. Në një pjesë të fjalës së tij ai theksoi se trajtimi i Amerikës ndaj studentëve që protestojnë kundër krimeve të regjimit sionist, gjatë protestave pa dhunë, është një dëshmi e qëndrimit pesimist të Iranit ndaj qeverisë amerikane. Një vështrim mbi zhvillimet e muajve të fundit në territoret e pushtuara nxjerr në pah kontradiktat në të cilat janë ende të ngujuar shtetarët amerikanë. Në 45 vitet e fundit, kur kemi qenë dëshmitarë të vazhdimit të mosmarrëveshjeve midis Teheranit dhe Uashingtonit, autoritetet amerikane kanë ngritur vazhdimisht akuza kundër Iranit dhe Republika Islamike gjithashtu në këmbim ka ngritur çështje të ndryshme. Tani, ajo që i është ekspozuar gjykimit të opinionit publik botëror më qartë se në të kaluarën, është e vërteta e qëndrimeve që janë ngritur nga Teherani në dekadat e fundit rreth Uashingtonit, të cilat do t'i shqyrtojmë në vijim.

1- Përdorimi i standardeve të dyfishta nga Shtetet e Bashkuara me synimin për të ushtruar presion mbi qeveritë e pavarura si Republika Islamike e Iranit është një nga çështjet që është ngritur gjithmonë nga Teherani në konfrontimin e tij me Uashingtonin gjatë dekadave të fundit. Tani, në muajt dhe javët e fundit, ne kemi parë shembuj të qartë të standardeve të dyfishta të amerikanëve, që është një dëshmi e qëndrimit legjitim të Iranit. Ndërsa qeveria amerikane në dekadat e fundit është shfaqur gjithmonë si një "pretenduese e udhëheqjes globale kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut", bota në muajt e fundit ka qenë dëshmitare e heshtjes së Uashingtonit dhe madje bashkëpunimin me krimet e regjimit sionist në territoret e pushtuara. Kjo është në një situatë ku vetë amerikanët duke cituar raporte të ndryshme i kanë pranuar vazhdimisht krimet e ushtrisë sioniste në Gaza.

2- “Respektimi i ligjit ndërkombëtar” është një nga çështjet që zyrtarët amerikanë e kanë theksuar shumë herë në dekadat e fundit kur ata përballen me Republikën Islamike. Megjithatë në muajt e fundit, ne kemi parë që kjo çështje shkelet vazhdimisht nga Uashingtoni në mbështetje të regjimit sionist; Tashmë opinioni publik botëror është dëshmitar i qasjeve të dyfishta të Uashingtonit në këtë fushë për të mbështetur krimet e Tel Avivit.

3- Në dekadat e fundit, amerikanët kanë akuzuar vazhdimisht Republikën Islamike për mospërputhje me mekanizmat ndërkombëtarë dhe e kanë përdorur këtë pretendim si mjet për të ushtruar presion ndaj Iranit. Kjo është përkundër faktit se në muajt e fundit bota vazhdimisht ka qenë dëshmitare e mos-vëmendjes së amerikanëve ndaj propozimeve të institucioneve ndërkombëtare lidhur me zhvillimet aktuale në territoret e pushtuara. Pikërisht për këtë arsye, disa vendimmarrës amerikanë, në përgjigje të mundësisë se Gjykata Penale Ndërkombëtare do të shpallte dënimin e saj për disa nga liderët e regjimit sionist, kërcënuan se do të ndërmerrnin masa për ta sanksionuar këtë gjykatë nëse kjo çështje do të realizohej. Sanksionimi i një institucioni ndërkombëtar është një tjetër manifestim i qartë i standardeve të dyfishta të amerikanëve, i cili këto ditë është ekspozuar qartë para gjykimit të opinionit publik botëror.

4- Prej vitesh qeveria amerikane është përpjekur ta portretizojë Republikën Islamike si “shkelëse të të drejtave të njeriut” në opinionin publik botëror duke ngritur pretendime për të drejtat e njeriut. Kjo pavarësisht se ditët e fundit bota ka kuptuar më shumë se kurrë më parë standardet e dyfishta të qeverisë amerikane në këtë drejtim, pasi vuri re shtypjen e dhunshme të protestave paqësore të studentëve që ishin ngritur për të dënuar krimet e regjimit sionist në Gaza. Amerikanët po i rrahin ashpër dhe dhunshëm studentët ndërkohë që nëse shtetet e tjera do ta kishin bërë një veprim të tillë, ata do t'i kishin kërcënuar këto vende me sanksione, rezoluta, konsensus global etj.

5- Një pikë tjetër që duhet marrë parasysh është se Irani ka theksuar shumë herë në dekadat e fundit se Palestina konsiderohet si çështja kryesore e Azisë Perëndimore dhe normalizimi i marrëdhënieve me Tel Avivin nuk do të zgjidh këtë ngërc. Tani, shumica në rajon dhe në botë e pranojnë korrektësinë e qëndrimeve të Republikës Islamike; Ashtu si sot njohin “aparteidin”, “krimin”, “vrasjen e foshnjave”, “mos-respektin ndaj institucioneve ndërkombëtare” nga regjimi sionist, e kështu me radhë.

Tags