Qershor 04, 2024 09:49 Europe/Tirane
  • 15 Khordadi/Fillimi i lëvizjes së madhe islamike të kombit iranian

Sot (e martë), 15 Khordad 1403 hixhri diellor (4 qershor 2024) përkon me përvjetorin e kryengritjes historike të Imam Khomeinit (r.a.), themeluesit të madh të Republikës Islamike të Iranit, në vitin 1342 hixhri diellor (1963 e.r.).

Kryengritja e 15 Khordadit 1342 (4 qershor 1963) është një pikë kthese në historinë e Revolucionit Islamik dhe fillimi i lëvizjes islamike të kombit iranian.

Agjentët e regjimit Pahlavi, më 15 Khordad 1342 (4 qershor 1963), në një incident të hidhur, pas fjalimit demaskues të Imam Khomeinit (r.a.) në shkollën Fejzijeh të Kumit (në jug të provincës së Teheranit), sulmuan shtëpinë e Imamit në këtë qytet të shenjtë dhe e arrestuan atë.

Imam Khomeini (r.a.) demaskoi krimet e regjimit Pahlavi dhe marrëdhëniet e Shahut me regjimin izraelit në një fjalim të fuqishëm në ditën e Ashurasë Husejnite në shkollën Fejzijeh të Kumit.

Si kundërpërgjigje ndaj arrestimit të Imam Khomeinit (r.a.), në qytete të ndryshme të Iranit, njerëzit organizuan demonstrata masive kundër regjimit të Shahut.

Gjatë këtyre protestave, forcat represive të aparatit të sigurimit të regjimit sulmuan brutalisht, duke përfshirë edhe shkollën Fejzijeh në Kum, duke martirizuar, plagosur dhe arrestuar një numër të madh personash.

Imam Khomeini (r.a.), themeluesi i madh i Republikës Islamike të Iranit, më 15 Khordad 1342, e solli në një fazë kritike lëvizjen politike kundër sundimit autokratik të regjimit të Shahut.

Lëvizja e Imam Khomeinit (r.a.) filloi në vitin 1963 dhe në vitin 1979 Revolucioni Islamik i Iranit arriti fitoren. Kryengritja e 15 Khordadit, padyshim, luajti një rol të pamohueshëm dhe brilant në fitoren e kësaj lëvizjeje islame.

 

Tags