-
Shkëmbim zjarri në aeroportin e Kabulit
Gusht 23, 2021 15:44Një shkëmbim zjarri u regjistrua mëngjesin e së hënës në aeroportin e Kabulit mes forcave afgane të sigurisë, trupave gjermane dhe atyre amerikane me disa sulmues të panjohur.
-
Mbërrijnë në Gjermani afganët që do të strehohen në Shqipëri
Gusht 23, 2021 15:43Ka mbërritur në Gjermani, në bazën ushtarake amerikane të Ramsteinit grupi i parë i afganëve të larguar nga Afganistani në bordin e një avioni Globemaster C17, raportoi CNN.
-
Talebanët u kujtojnë amerikanëve afatin e largimit
Gusht 23, 2021 14:38Afati për tërheqjen e trupave nga Afganistani është vetëm pak ditë larg dhe evakuuimi i dëshpëruar i njerëzve po përballet me zvarritje të mëdha.
-
Reagim i fortë ndaj talljeve të talebanëve me amerikanët
Gusht 23, 2021 03:21Publikimi i një fotografie tallëse të talebanëve kundër forcave amerikane në mediat sociale dhe media të ndryshme ka shkaktuar një valë zemërimi në Shtetet e Bashkuara.
-
Erdogan: Turqia nuk mund të mbajë barrën e refugjatëve afganë
Gusht 23, 2021 03:20Të dielën në mbrëmje, për shkak të mundësisë së një valë të re emigrimi nga Afganistani, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij nuk mund të mbante barrën e një vale të re emigrantësh.
-
Biden: Unë jam i kënaqur me vendimin tim për të lënë Afganistanin
Gusht 23, 2021 03:20"Unë jam i kënaqur me vendimin tim për të lënë Afganistanin dhe nuk do të dërgoj kurrë të rinj amerikanë atje," tha Presidenti amerikan Joe Biden.
-
Putin: Nuk duam militantë nën petkun e refugjatëve
Gusht 22, 2021 15:50Presidenti rus Vladimir Putin ka denoncuar politikën e Perëndimit për dërgimin e njerëzve të evakuuar nga Afganistani në vendet fqinje të Azisë Qendrore, duke theksuar se ai nuk dëshiron që militantët të hyjnë fshehurazi në rajon nën maskën e refugjatëve pas marrjes së Afganistanit nga talebanët.
-
Ahmad Masud: Nuk do t’u dorëzohemi talebanëve
Gusht 22, 2021 15:48Djali i Ahmad Shah Masood, i cili ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rezistencës ndaj sovjetikëve në Afganistan në vitet 1980, tha se “nuk do t’ua dorëzonte zonat nën kontrollin e tij, talebanëve”.
-
Evropa të ndihmojë refugjatët afganë për të shmangur krizën
Gusht 22, 2021 15:47Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi ka thënë se nuk pret që një numër i madh refugjatësh nga Afganistani të mbërrijnë në Evropë, për sa kohë që u sigurohet shpejt ndihmë atyre që largohen nga vendi.
-
Ushtarët turq në Kabul: Në rast kërcënimi, tërhiqemi brenda 24 orëve
Gusht 22, 2021 15:47"Nëse shohim një kërcënim, ndonjë rrezik, ne do të tërhiqemi brenda 24 orëve nga Kabuli," tha ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.