-
Kurdistani shtyn zgjedhjet pas kërcënimeve për luftë civile
Tetor 18, 2017 16:53Qeveria rajonale e Kurdistanit të Irakut ka vendosur të shtyjë zgjedhjet presidenciale dhe legjislative në rajonin gjysmëautonom të veriut të Irakut pas tensioneve në rritje me qeverinë e Bagdadit pas referendumit të pavarësisë kurde të muajit të kaluar dhe pas një kërcënimi për një luftë të tmerrshme civile.
-
Gjykata e Lartë e Irakut shkarkon kryebashkiakun e Kirkukut
Tetor 18, 2017 12:19Gjykata administrative e Irakut me anë të një vendimi, ka konfirmuar shkarkimin e kryebashkiakut të Kirkukut.
-
Parlamenti i Kurdistanit të Irakut ka kërkuar dorëheqjen e Barzanit
Tetor 18, 2017 05:34Kryesia e parlamentit lokal të rajonit të Kurdistanit ka kërkuar dorëheqjen e Masud Barzanit kreut të këtij rajoni.
-
Forcat peshmerga djegin qendrat e naftës në Kirkuk
Tetor 18, 2017 05:34Sipas një njoftimi të agjencisë Pars Today, forcat peshmerga i kanë flakën qendrave naftore në provincën Kirkuk në kohën kur janë tërhequr nga ky rajon. Forcat peshmerga gjatë tërheqjes së tyre kanë djegur të paktën 2 fusha nafte të quajtur Bai Hasan dhe Havana në veriperëndim të Kirkukut.
-
Forcat irakiane dëbojnë militantët kurdë dhe vendosin sigurinë në Kirkuk
Tetor 17, 2017 16:47Forcat e qeverisë irakiane kanë vendosur siguri mbi qytetin verior të Kirkukut pasi rikthyen territorin e kontestuar nga militantët kurdë.
-
Masud Barzani do të japë një deklaratë rreth zhvillimeve në Kirkuk dhe në rajonin e Kurdistanit të Irakut
Tetor 17, 2017 11:56Burimet kurde kanë njoftuar se së shpejti do të publikohet një deklaratë nga Masud Barzani, kryetari i rajonit të Kurdistanit të Irakut.
-
Mogherini i kërkon Irakut të zgjidhë problemet me Kurdistanin
Tetor 17, 2017 05:37Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane, i ka kërkuar Bagdadit që të zgjidhë problemet dhe mosmarrëveshjet e tij me rajonin e Kurdistanit.
-
Ngrihet flamuri i Irakut në qendër e Kirkukut
Tetor 17, 2017 05:37Pas operacionit të ushtrisë irakiane në provincën Kirkuk, është ngritur flamuri i Irakut në qendrën më të rëndësishme shtetërore të qytetit Kirkuk.
-
Urdhër për ngritjen e flamurit kombëtar të Irakut në Kirkuk
Tetor 16, 2017 17:33Kryeministri irakian Heidar Abadi ka urdhëruar ngritjen e flamurit kombëtar të Irakut në krahinën veriore të pasur me naftë të Kirkukut, si dhe në zona të tjera nën kontrollin e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit irakian.
-
Hejdar Ebadi: Në Kirkuk zbatojmë vetëm detyrën tonë ligjore
Tetor 16, 2017 09:40Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, vuri në dukje operacionet e forcave të këtij vendi në provincën Kirkuk dhe deklaroi se në Kirkuk forcat irakiane zbatojnë vetëm detyrën e tyre sipas Kushtetutës së këtij vendi.