-
Në Bagdad zhvillohet konferenca "Iraku pas ISIS"
Janar 14, 2017 10:08Konferenca "Iraku pas ISIS" ka filluar punimet në Parlamentin e Irakut. Në këtë konferencë e cila ka filluar sot në mëngjes, marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve të ndryshme si të Iranit, Libanit, Egjiptit, Sirisë dhe Jordanisë, si dhe personalitete të larta të Irakut.
-
Suksese të ushtrisë siriane në rajonin Vadi Baradi
Janar 13, 2017 15:38Forcat e ushtrisë siriane kanë çliruar qytezën Basime në rajonin Vadi Baradi në periferi të Damaskut.
-
Marrëveshja e Rusisë dhe Turqisë kundër terroristëve në Siri
Janar 13, 2017 10:37Autoritetet ushtarake të Turqisë dhe të Rusisë kanë nënshkruar një marrëveshje për siguri të fluturimeve ushtarake në hapësirën ajrore të Sirisë me të cilën kanë rënë dakord që të koordinojnë sulmet ajrore kundër pozicioneve të grupeve opozitare të mbështetura nga jashtë në Siri.
-
Arrestohen disa të dyshuar për terrorizëm në Belgjikë
Janar 13, 2017 04:52Prokuroria e Belgjikës njoftoi arrestimin e 2 personave të akuzuar për sulmet e nëntorit 2015 në Paris në bashkëpunim me ISIS.
-
Malajzia dëbon 8 studentë
Janar 12, 2017 06:57Policia e Malajzisë ka dëbuar 8 studentë me origjinë indoneziane për shkak se kanë pasur foto që lidheshin me grupin terrorist takfirist ISIS.
-
Çlirohen 4 lagje të tjera në Mosul të Irakut
Janar 11, 2017 11:50Forcat e sigurisë sموصل ë Irakut kanë çliruara katër lagje të tjera në qytetin Mosul nga pushtimi i terroristëve të ISIS.
-
Shkatërrohet një bastion i ISIS në Samera, tjetër sukses i ushtrisë irakiane
Janar 11, 2017 08:18Forcat popullore të Irakut kanë shkatërruar plotësisht një bastion të ISIS në qytetin Samera.
-
Hashd Shaabi: Abu Bekrin do ta kapim përpara amerikanëve
Janar 11, 2017 03:44Zëdhënësi i forcave popullore të Irakut ka thënë: Hashd Shaabi do ta kapë Abu Bekr Bagdadin kreun e ISIS përpara amerikanëve.
-
Fitore të tjera të ushtrisë siriane në Homs
Janar 10, 2017 15:44Në një komunikatë të ushtrisë siriane thuhet se forcat siriane kanë arritur të zmbrapsin një sulm të terroristëve të Frontit Al Nusra në periferi të qytetit Homs duke vrarë 23 terroristë dhe duke plagosur 47 të tjerë.
-
Vritet zëvendësi i Al Bagdadit në Mosul
Janar 10, 2017 15:37Burimet irakiane njoftuan se në një sulm të forcave ajrore irakiane në rajonin Al Selah Al Zerai në Mosul janë vrarë 5 anëtarë të grupit terrorist ISIS, mes të cilëve edhe Abu Lui, zëvendësi i kreut të ISIS Abu Bekr Al Bagdadi.